Një pjesë e mirë e Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se Dardha e Voskopoja janë zbardhur nga bora.

Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës shkon në 10 cm, ndërsa në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë. Më pak reshje bore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë. Sipas informacioneve nuk ka probleme në rrugë dhe borëpastrueset ndodhen në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: