TIRANE

Sot është një ditë e veçantë për Bora Zemanin, pasi djali i saj, Arbori ka ditëelindjen. Sot, është një ditë e shënuar dhe ajo ka shumë arsye për të festuar dhe për t’u ndjerë me shpirtin plot.


Dhe motivi parësor nuk janë festat, por ditëlindja e katërt e Arborit të vogël. Mami Bora, në këtë ditë speciale nuk mund t’i zbeh emocionet, ndaj ka preferuar që urimin dhe dedikimin e ndjerë prej nëne, ta bëjë në profilin e saj në Instagram. Fjalët janë vërtetë emocionuese si të çdo nëne që flet për fëmijën e saj.


  • foto galeri
  • foto galeri

“Fiks para katër vitesh erdhe në botën time!12/12/2014 Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot me fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all”!
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb