Pas një shkrese që presidenti Ilir Meta i dërgoi Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, ku thuhej se ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk ishte i mirëpritur në Institucionin e Presidentit, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi theksoi se fyerjet e Borchadt kalonin çdo lloj norme njerëzore, ndërsa mes ironisë ajo tha se ambasadori mund të kishte kandiduar për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj se zoti Borchadt mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese. Pasi Engjëll Agaçi mund ta kandidonte ate edhe në Kuvend. Sa i takon gishtit të mesit, kush i nxjerr gishtin shqiptarëve, ta marrin mbrapsht atë. Këta janë individë që fyejnë shqiptarët, integritetin e shqiptarëve. Pavarësisht se ka ardhur për shkak të partive politike. Këta individë marrin përsipër që të bëjnë një fyerje të tillë. Çdo njeri ka mënyrën e vet për të shprehur protestën. Si diplomat mund të bënte ankesë me shkrim në ministrinë e Jashtme. Ai kaloi aty mes grave të indinjuara që iu ishin arrestuar njerëzit e tyre në mënyrë të pafajshme dhe provokoi”, pohoi Kryemadhi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: