TIRANE
Banorë të Astirit janë mbledhur pranë godinës ku po zhvillohet konferenca Mesdhetare e OSBE-së, në shenjë proteste ndaj ambasadorit Berndt Borchard në Tiranë.
Me parulla në duar ato kërkojnë largimin e ambasadorit të OSBE në Tiranë, pas gjestit fyes që ky i fundit u bëri banorëve gjatë protestës pranë drejtorisë së policisë në Tiranë.
“Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE”, “Dinjiteti ynë është më i lartë se shpellarët e Veliajt e gishti i Borchardt” janë disa prej shkrimeve në parrula që banorët e Astirit mbajnë në duar në këtë protestë.
Ato i kërkojnë sekretarit Greminer të marrë ambasadorin Borchardt me vete e të mos e lejojë të kthehet më në Shqipëri.
(BalkanWeb)