Gazetari Alfred Lela është përfshirë sot në debatin në lidhje me vendimin e presidentit Ilir Meta për të shpallur ‘non-grata’ ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’, Lela tha se ambasadori Borchardt shihet si hallka më e dobët nga ambasadorët, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e kreut të shtetit dhe mesazhin që ky i fundit ka dashur të japë për politikën. Sipas Lelës, Meta është një lojëtar i mirë politik dhe alfa politike e opozitës.

“Ambasadori Borchardt shihet si hallka me e dobët nga ambasadoret, pasi te gjithë e dimë qe ne Shqipëri ai nuk krahasohet me Ambasadorin e BE, Gjermanisë e aq me pak te SHBA. Ai është lidhja më e dobët. Pesha e OSBE në Tiranë nuk është aq e rëndë. Atë që e bën të targetuar ambasadoren është anshmëria e perceptuar. Ai shihet si i njëanshëm. Zoti Meta është lojtar i mirë politik. Është lojërat i mirë nga halli, apo se ka diçka që e ngacmon?! Apo është lojtar politik si i tillë?! Këtu është debati dhe mund të dekodifikojmë mesazhet. Çfarë mesazhesh do të japë Meta? Është lëvizje e fortë. Meta ka ngrirë marrëdhëniet me OSBE përmes këtij përfaqësuesi. OSBE s’mund të ketë punë dhe të ketë vajtje-ardhje në zyrën e presidentit. Gjatë këtyre muajve të fundit zoti Meta gjuhën e ka pasur të ngarkuar me etiketime. ‘Unë jam Avni Rustemi” ka pasur metafora dhe simbolika që kanë të bëjnë me pushkën, atentatin, amerikanët. Ai e ka mbyllur mesazhet me nëntekst me ndërkombëtarët. Mesazhet janë të qartë, ku Meta thotë: “Jam gati ta bëje këtë betejë deri në fund dhe me këdo”. A e ka Meta këtë si ekzigjencë, për aksion të vetin politik. Ai në datën 22 nëntor ka lajmëruar një lëvizje në mbrojtje të Kushtetutës, ai s’mund të dalë me një video. Presidenti ka një historik me videon. As edhe një luftë, edhe sikur ta ketë një video, s’mund ta nxjerrë. Ai e ka një histori me një video. Jam i mezi pritur që ta shoh se çfarë është. Po ja shoh mjeshtërinë? Ai është faktori nr.1. Ai është alfa e politike e opozitës politike. Opozita tjetër është një fjetore e madhe. Është fjetinë ushtrie, ku nuk ndodh asgjë dhe vjen vetëm era këmbë. Po them edhe unë këto shprehjet e mia. Zoti Meta ka këtë kalin në aksionin politik. Fjetje dhe aksion. Se ku do dalë zoti Meta, ne mund të hamendësojmë”, tha Lela.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: