Pavarësisht kushteve atmosferike të papërshtatshme për një ndeshje futbolli, sfida Liverpool-Manchester United do të luhet ashtu sicc ishte parashikuar. The Reds dhe “Djajtë e kuq” do të zbresin në fushë në orën 17.30, me ndeshjen e “Anflied” që premton emocione të mëdha.

“Sot në mëngjes u mbajt një takim sigurie për të vlerësuar motin dhe kushtet e udhëtimit për ndeshjen e sotme kundër Mançester Junajtid në Anfield. Në këtë pikë, ndeshja është planifikuar të vazhdojë normalisht dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar”,- shkruan Liverpool.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb