Akuzat për antisemitizëm që qeveria e Netanyahut po lëshon kundër disa vendeve anëtare të BE-së që kanë vendosur të njohin shtetin palestinez ose kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICJ) dhe prokurorit të saj ose kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet të refuzohen plotësisht, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në konferencën e sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor.

“Një nga mënyrat për të demonstruar se jemi vërtet të përkushtuar ndaj respektimit të ligjit ndërkombëtar është të ushtrojmë çdo presion ndaj Izraelit për të respektuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, përsëriti Borrell.

“Duhet të ushtrojmë presion ndërkombëtare për qeverinë e Benjamin Netanyahut për të ndalur operacionin ushtarak në Gaza, për një armëpushim, për lirimin e pengjeve dhe për të nisur procesin politik drejt zgjidhjes me dy shtete”, përfundoi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: