Misioni Trajnues i Bashkimit Evropian (EUMAM), i cili ofron trajnime për ushtrinë ukrainase, do të zgjatet edhe për dy vjet të tjera, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell gjatë një konference për shtyp pas një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
Ai vuri në dukje se trupat ukrainase janë aktualisht nën presion të madh përgjatë gjithë vijës së frontit, e cila është bërë më e madhe se para fillimit të verës.
“Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Forcave të Armatosura të Ukrainës me më shumë kapacitet dhe të rrisim misionin tonë të trajnimit. Ne do t’ia zgjasim mandatin misionit EUMAM për dy vitet e ardhshme,” tha Borrel.
Ai shtoi se shpreson në një konsensus për këtë vendim në Këshillin e BE-së.
(A.A/BalkanWeb)