SARANDE – Policia ka arrestuar dy persona, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, pasi u kapën në flagrancë me armë dhe drogë në makinë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Taulant Lamaj dhe Olgert Lamaj, pasi në makinat e tyre u gjetën 76 kg kanabis dhe 1 automatik.


Policia bëri të ditur se e ka kontrolluar automjetet e tyre në aksin rrugor Borsh-Sarandë, pasi kishte marrë informacione se këta shtetas po transportonin kanabis.


“Strukturat e Policisë, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, kishin konkluduar se këta dy shtetas do të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati “Kuç” i Vlorës, në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final në shtetin Grek.


Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor “Borsh-Sarandë”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:

Olgert Lamaj, i cili posedonte mjetin tip “NISAN” me targë AA948JN, në të cilin Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i kanë bërë këtij mjeti, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 76 kg “Cannabis”, e cila ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako (2 kg secila) të mbështjella me letër natribani të tejdukshme.

Gjithashtu, në të njëjtin vend (50 m me larg) është gjetur i parkuar mjeti tip “BMË-X5” me targë: AA564MP, me drejtues mjeti, shtetasin: Taulant Lamaj, në të cilin Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “Automatik” model 56.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 76 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”,
– 2 automjete (“NISAN” dhe “BMW-X5),
– 1 armë zjarri të llojit “Automatik” model 56.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje” kryer në bashkëpunim.”- bën të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Etiketa: