Pasi flirtoi me titullin kampion në Bundesligë, por që gjithsesi e humbi përballë supermacisë së Bayern Munich, Borussia Dortmund ka ndërmend ta provojë sërish sezonin e ardhshëm. Kjo konfirmohet nga lëvizjet e shumta të klubit verdhezi në merkato. Në fakt janë ditë frenetike te nënkampionët e futbollit gjerman që kanë zyrtarizuar dy blerjet e para.

1554734375 520805 1554734566 Noticia Normal
1554734375 520805 1554734566 Noticia Normal

Thorgan Hazard ka firmosur kontratën që do ta mbajë lidhur me skuadrën e Dortmundit deri në vitin 2024. Vetë klubi ka njoftuar marrëveshjen, por pa dhënë detaje financiare të këtij transferimi. Gjithsesi, sipas mediave lokale blerja e vëllait të Eden Hazard i ka kushtuar Borussias rreth 28 milion euro plus bonuset.

Torschuetze Nico Schulz Ger Juebelt Ueber Sein Tor Zum 3ganze Figur 2 Fuer Deutschland Jubel J
Torschuetze Nico Schulz Ger Juebelt Ueber Sein Tor Zum 3ganze Figur 2 Fuer Deutschland Jubel J

Po ashtu, me ngjyrat verdhezi do të luajë duke nisur nga sezoni i ardhshëm edhe Nico Schulz. Anësori i majtë u transferua nga Hoffenheim për 22 milion euro. Futbollisti 26-vjeçar ka bërë një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, duke fituar një vend edhe në kombëtaren e Gjermanisë. Thorgan Hazard dhe Nico Schulz janë vetëm dy goditjet e para në merkaton e Borussia Dortmund, e cila kërkon të ndërtojë një skuadër akoma më shumë kompetitive për t’i dhënë fund dominimit të Bayern Mynich në Bundesligën gjermane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb