Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Decentralizimi fiskal, si hallka e fundit e reformës administrative, ka sjellë reagimin e shoqatës së bashkive, duke kërkuar ndërhyrje për borxhet e prapambetura.

Gjate takimit me shoqata të autonomisë vendore dhe drejtues vendor të rajonit, kryetari i Bashkisë së Pogradecit deklaroi se ka pamundësi financiare për të vepruar pasi borxhi është thuajse sa vetë buxheti i planifikuar vjetor. Ndërsa ngriti shqetësimin së delegimi i kompetencave të reja vjen me staf të reduktuar dhe buxhet të cunguar.

“U arrit një buxhet total, i cili për vitin 2015 ishte në shifrat 6 milionë e gjysmë dollarë. Vetëm borxhi që unë kam trashëguar, në momentin që unë hyra në këtë zyrë, i cili nuk është definuar sepse vazhdon rritet në mënyrë ritmike, nëpërmjet vendimeve gjyqësore, është një shifer 5 milionë e gjysmë dollarë. ”- deklaroi Eduard Kapri, kreu i Bashkisë së Pogradecit.

Këshilltari i ministrit Bledi Cuçi deklaroi decentralizmi që është në proces do të sjellë një ndryshim të situatës, ndërsa forcimin e financave vendore e pa tek taksat e pambledhura të kryebashkiakëve.

Në këtë konferencë 2 ditore të mbështetur nga USAID, Ministria e Financave ishte pro mbështetjes dhe forcimit të buxheteve vendore, pasi reforma ka shkurtuar buxhete dhe ka ndikuar edhe në përmirësimin e situatës ekonomike.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb