TIRANE- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 33-vjeçar nga Durrësi. Burime zyrtare bënë me dije se shkak i ngjarjes është bërë një borxh që i riu u kishte dy vëllezërve.

Ndërkohë në pranga ra shoku i tyre, shtetasi me inicialet Gj.Q, banues në Yzberish, ndërkohë po kërkohen shtetasit me inicialet J.N., dhe Xh.N.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P. 33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka lekë borxh dy vëllezërve. Neni 110/2 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: