Nga: VJOLLCA KONGJONI

TIRANE- Borxhi publik arrin nivelin më të lartë historik. Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, borxhi publik shkoi në 68.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por nëse kësaj shifre do t’i shtohen edhe detyrimet ende të pashlyera nga qeveria që kapin shifrën e 30 miliardë lekëve niveli i borxhit arrin në 70,4% të GDP. E shprehur në vlerë monetare borxhi publik i Shqipërisë aktualisht ka kaluar në 1,05 trilionë lekë.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave në fund të viti të kaluar borxhi ishte 977 miliardë lekë. Kjo do të thotë se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti stoku i borxhit publik është shtuar me 43 miliardë lekë. Sipas këtyre të dhënave zgjerimi i portofolit të kredisë ka ardhur përmes financimit të jashtëm me 29 miliardë lekë më shumë. Ndërsa në tregun e brendshëm ky tregues është shtuar me 14 miliardë lekë. Megjithatë peshën më të madhe në borxhin publik e mban borxhi i brendshëm me 57% të totalit.

Përsa i takon pjesës së individëve ndaj totalit të borxhit në muajt e parë të këtij viti është rritur me 0,33% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

(el.sp/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: