Jo vetëm në Tiranë përplasje për të mos lejuar prishjen e banesave. Mediat italiane shkruajnë se momente të forta tensioni ka pasur në Napoli gjatë boshatisjes së dy vilave të paligjshme për të cilat u lëshua një urdhër për prishje. Banuesit kanë vendosur disa shiritë me gozhdë në tokë, duke shkaktuar shpimin e gomave të makinave të policisë.

Një burrë, sipas raportimeve të policisë, më pas hodhi benzinë ndaj agjentëve. Tre burra dhe një grua u shoqëruan në stacionin e policisë për verifikime të mëtejshme. Një nga familjet që prekej nga prishja është larguar menjëherë, ndërsa një tjetër jo menjëherë.

Operacionet e boshatisjes vazhdojnë akoma për heqjen e mobilieve. Një nga banorët, për më tepër, u ngjit sipër shtëpisë dhe kërcënoi se do t’i vinte zjarr vetes, pastaj u tërhoq nga qëllimi i tij. Dëshmitarët flasin për lëngje të ndezshme të hedhura në drejtim të agjentëve. Sipas Il Mattino, dy prej tyre u plagosën.

Më 13 nëntor, boshatisja e banesave u shty për shkak të rezistencës së fortë të banorëve. Në rrugë ishte derdhur naftë dhe ishin vendosur pajisje shtëpiake përgjatë rrugës për të ndaluar ndërhyrjen e forcave të rendit. Një burrë gjithashtu ishte shtruar në spital pasi ishte ndjerë keq.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb