Disa qindra boshnjakë protestuan të dielën kundër një fluksi të emigrantëve në qytetin kufitar perëndimor të Bihac, duke paralajmëruar rreziqet ë vijnë nga mungesa e sigurisë dhe shëndetit nga mijëra emigrantë që flinin aty afër. Bosnja, e kursyer nga vala e madhe e emigrantëve të vitit 2015, tani po sheh një fluks njerëzish që përpiqen të arrijnë vende më të pasura përmes Kroacisë fqinje.

Rreth 25,000 njerëz nga Azia dhe Afrika e Veriut hynë në vendin ballkanik nga Serbia dhe Mali i Zi vitin e kaluar dhe rreth 9,000 kanë mbërritur këtë vit. Rreth 6,000 janë në Bihac dhe Velika Kladusa, dy qytete që kufizohen me Kroacinë, por vetëm rreth 3.500 janë strehuar në katër qendra tranziti atje.

Të tjerët fle në parqe dhe ndërtesa të braktisura. “Unë erdha këtu për të shprehur pakënaqësi me situatën që politikanët kanë sjellë mbi ne dhe për emigrantët”, tha Maja Tabakoviç, 35 vjeç, në tubimin paqësor në sheshin kryesor. “I gjithë qyteti ndihet i pasigurt.”

Autoritetet e qytetit i kanë kërkuar prej kohësh qeverisë kombëtare të Bosnjes që të heqë barrën nga zona kufitare dhe të strehojnë emigrantët gjetkë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb