Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik mbërriti sot në Izrael, ndërsa një ditë më parë ai u shfaq në Batajnicë afër Beogradit ku u shënua përvjetori i bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës së Kosovës.
Ndaj tij është lëshuar një fletë arrest mbarëkombëtar, sipas të cilit Dodik mund të arrestohet nga çdo punonjës policie në vend, si dhe nga policia kufitare. Prandaj, udhëtimi përtej kufirit supozohet të jetë i pamundur për të.
Pavarësisht gjithçkaje, Dodik shkoi në Serbi, ku u gjend në shoqërinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Besohet se Dodik nuk ka kaluar kufirin tokësor dhe se nuk ka shkuar as në aeroport, duke ngritur dyshimet se ai ka përdorur një helikopter për transport.
Në Izrael pritet që Dodik të marrë pjesë në një konferencë dyditore për antisemitizmin, ku do të përfshihen edhe presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu.
Почео сам посјету Израелу, земљи чију снагу, историју и одлучност дубоко поштујем.
Израел показује да слобода и безбједност немају цијену и да народ који зна ко је – не пристаје да буде ни мета ни послушник.
Као што се Израел брани без извињавања, тако и Република Српска брани… pic.twitter.com/IhvsuzjYHn
— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 25, 2025
“Kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht,” shkroi Dodik në X.
Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës tashmë po kryen një hetim se si Dodik kaloi kufirin shtetëror duke shmangur arrestimin e kërkuar nga Sarajeva.