BOSNJË- Me urdhër të departamentit të veçantë për krime lufte të Prokurorisë në Bosnjë Hercegovinë në rajonin e Rogaticës janë arrestuar pesë persona për krime lufte.

Të dyshuarit dyshohen se si pjesëtarë të brigadës së Ushtrisë së Republikës serbe, në qershor dhe korrik të vitit 1992 kanë kryer krime lufte ndaj popullatës së nacionalitetit boshnjak të Graçanicës dhe Rogaticës, shkruan kp.

Sipas dokumenteve të mbledhura, dyshohet se personat kanë kryer të paktën 15 vrasje, dhunë seksuale ndaj grave boshnjake, dhe krime të tjera të ngjashme.

Për njërin rast janë arrestuar Bozhidar Perishiq, i njohur si Boban i lindur në Rogaticë dhe Vinko Zoranoviq, “Joja” po ashtu i lindur në Rogaticë.

Për rastin tjetër janë arrestuar Dragan Lubarda,”Lube“ 59 vjeç, i lindur në Rogaticë, Zoran Iliq 47 vjeç, i lindur në Rogaticë dhe Milisav Ikoniq 56 vjeç, i lindur po ashtu në Rogaticë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: