BOSNJE

Eshtë arrestuar sot në Sarajevë gjenerali mysliman në pension, Ramiz Drekoviç, me urdhër të zyrës së Prokurorit të Shtetit, pasi dyshohet për krime lufte kundër civilëve serbë, njoftoi agjencia boshnjake e lajmeve, Fena.

Sipas akuzave, në pranverën e vitit 1995 Drekoviç, në atë kohë komandant i trupave të ushtrisë, urdhëroi bombardimin kundër civilëve serbë të Kalinovikut, në të cilët u vra një djalë 15-vjeçar si dhe u plagosën disa të mitur dhe të rritur.

Në fillim të luftës në Bosnje (1992-95) Drekoviç u bë komandant i mbrojtjes së zonës së Bihacit dhe komandantit të parë të Korpusit të Pestë të Armatës. Në vitin 1994 ishte komandant në zonën e Hercegovinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb