BOSNJE-Disa persona pranë lëvizjes vahabiste të ISIS-it, të dyshuar se kishin luftuar në Siri në radhët e këtij grupimi terrorist, u ndaluan sot në disa lokalitete të Republika Srpska (RS, entiteti serb i Bosnjes).

”Policia ka arrestuar 32 persona si edhen ka sekuestruar armë, municione dhe materiale propagandistike, të përdorura për rekrutimin e të rinjve boshnjakë për grupin xhihadist”, tha televizioni shtetëror boshnjak.

”Operacioni është ende në vazhdim dhe informacione më të hollësishme do të jepen më vonë”, shtoi ai.

Ministri boshnjak i Sigurisë, Dragan Mektiç tha pak ditë më parë se të dhënat e shërbimeve sekrete tregonin për rritje të aktivitetit terrorist në vendin e vogël ballkanik.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb