BOSNJË-Policia boshnjake ka kryer kontroll në zyrën e një agjencie të lajmeve, duke kërkuar informacione për mënyrën se si gazetarët kanë xhiruar një bisedë telefonike, e cila implikon për ryshfet zyrtarë nga partia serbe që është në pushtet.

Faqja e internetit Klix.ba, ka bërë të ditur se policia ka konfiskuar lap-topë, disqet e kompjuterëve, telefonat USB dhe CD të ndryshme.
Policia thotë se kontrolli është urdhëruar nga një gjykatë në Sarajevë.
Klix.ba ka postuar një bisedë telefonike që pretendon se është zëri i një zyrtari të lartë të Partisë Social-demokrate, i cili ka pranuar se ka paguar ryshfet tek dy ligjvënës në këmbim të mbështetjes së tyre.
Kontrolli në Sarajevë ka sjellë reagimin e grupeve për mbrojtjen e mediave.

OSBE-ja e ka vlerësuar rastin si një ndërhyrje në të drejtat e gazetarëve të cilët raportojnë për interesa publike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: