SHBA

Komuniteti grek në SHBA ka festuar përvjetorin e pavarësisë përmes një paradë në Boston. Në  ceremoninë e tyre nuk ka munguar edhe nderimi ndaj ekstremistit grek, Kostaninos Katsifas. Në videon e publikuar nga gazetari Gazmend Kapllani,  dëgjohen edhe thirrjet nacionaliste kundër vendit tonë.

“Slogane nacionaliste dhe shoviniste kundër fqinjëve të Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Parullat që kërcënojnë drejtpërsëdrejti integritetin territorial të Shqipërisë dhe denigrojnë marrëveshjen e fundit të Prespës, duke lavdëruar terroristët e ekstremit të djathtë si K. Katsifas të cilët tashmë janë bërë simbolet e grupeve greke fashiste, slogane të hedhura në mënyrë rutinore në rrugët e Greqisë dhe në Parlamentin grek nga Partia e Neonazit të Agimit të Artë ,  u hodhën me një trazirë shqetësuese në rrugët e Bostonit sot.

Unë jam gjithashtu i shqetësuar se kjo shfaqje e shovinizmit të shfrenuar do të rrisë si një reagim nacionalizëm në mesin e komuniteteve të tjera të emigrantëve ballkanas në Boston apo në vende të tjera në Amerikë, ndërkohë që ajo që nevojitet është hapja, dialogu dhe bashkëpunimi mes njerëzve që kanë lënë vendet e tyre për një një të ardhme më të mirë në Amerikë.”- shkruan ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: