Nëse rastësisht do të takonit Hitlerin fëmijë, a do ta vrisnit? Kjo ka qenë tema e një sondazhi që ka kryer e përditshmja amerikane NY Times, publikuar si lajm dhe në BalkanWeb.
Bashkëngjitur është edhe një foto të Hitlerit fëmijë që duket totalisht i pafajshëm dhe me sy ëndërrimtar. Pavarësisht se në sondazhin e NY Times, 42% e lexuesve votuan pro vrasjes së një fëmije nëse do e dinin se cfarë do të bënte kur të rritej, shqiptarët mendojnë ndryshe. Në lajmin e sondazhit për Hitlerin fëmijë, janë me dhjetra komente që shprehen se jo vetëm që nuk do e vrisnin, por do e rrisnin me gjithë të mirat e mundshme, vetëm të bënte atë çka realisht ai bëri në Luftën e Dytë Botëtore.

Disa shqiptarë shkruajnë se, Shqipëria nuk do të kishte vuajtur nën diktaturë nëse Hitleri do e kishte fituar luftën.
“Bota do ishte me e mire per ne shqiptaret po te kishte fituar ai luften….thjesht fare nuk do kishim pas diktature komuniste e as Enver”, shkruan një komentues në BalkanWeb

Një tjetër shprehet ndër rreshta, “Do ta rrisja me hormone vetem ti shpartallonte ndyresirat komuniste e neokomuniste ne kete vend te neperkembur prej tyre”.

Shumë të tjerë shkruajnë se Hitleri nuk ka bërë asnjë gjë krahasuar me atë cfarë po bëjnë ‘hitlerat’ e tjerë nëpër botë sot.

“Sot ka Hitlera e shkuar Hitlerit…..por te mbuluar me perden e “demokracise” e “te drejtatave te njeriut” qe PO bejne kerdine neper bote dhe kush spo ngre zerin
RIP mr Hitler!
I perjetshem qofte kujtimi juaj!”.

Në foto keni disa prej mesazheve të shkruara në lajmin e publikuar në BalkanWeb.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb