Edhe Carlo Ancelotti është solidarizuar me klubin e Barcelonës, pas dëmtimit shumë të rëndë të ditës së djeshme të portierit gjerman të katalanasve Ter Stegen, duke i uruar një shërim sa më të shpejtë atij.
“Jam i trishtuar për dëmtimin që pësoi Ter Stegen, një prej portierëve më të mirë në botë. Shpresoj të rikthehet sa më shpejtë. Shumë ndeshje? Për momentin nuk mund të bëjmë diçka, por ajo që kemi të gjithë në dorë është të reflektojmë në këto momente. Bota e futbollit duhet ta bëjë këtë gjë”, theksoi tekniku italian mbi dëmtimin e portierit.