Lajmi i ndarjes nga jeta i shenjtërisë së tij Papa Françeskut ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste ishte një lajm i kombëshëm dhe shum tronditës, se humbi Papa që deshi paqen dhe vlazërimin në mes popujve dhe Avokatin e padiskutushëm të mbrotjes së lirisë dhe dashurisë njerëzor.
Patëm fatin dhe privilegjin, që të ftoheshim në Vatikan direkt nga shenjtëria e tije Papa Francesku me rastin e 50 vjetorit të revoltës antikomuniste të Spaçit një përfaqësi e Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë të kryesuar nga pnjoll i një familje që kishte përballuar tre diktatura fashiste, naziste dhe diktaturën komuniste.
Kjo vizitë historike e përfaqësisë tonë konsakron rëndësinë e të kaluemes tonë tragjike, dhe synojn njëkohësisht , përkrahjen e Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarve antikomunistë, që përballuan terrorin psikologjik, fizik të diktaturës enveriste e cila gjatë gjithë sundimit të saj përdori në mënyrë ekstreme ideologjinë staliniste me reprezalje në shkatrimin e jetëve njerzore. të shoqërisë shqiptare me ringjall një Shqipëri me Zotin e për njeriun! Përfaqësia në Vatikan ishin dëshmitarët okular të epokës komuniste që jetuan, ata ishin shqiponjat e lirisë që në mes plumbave, torturave dhe terrorizmit sadist enverist, ngritën flamurin pa yll në revoltën antikomuniste të Spaçit duke mbrojtur itenditentin kombëtar.

Këta ishin dëshmitar okular të epokës komuniste në takimin historik me Papa Franceskun. Ne i treguam shenjtërisë së tij vuajtjen e pamerituar dhe forcën e karakterit me i qëndrue besnik vetes, tu përfshi edhe atë të jetës. Ne i përsëritëm Papa Franceskut , se në katastrofën komuniste, ka pasë një element që ka mbajtur nji qëndrim frymëzues për ne e për breznitë e ardhshme. Ky element ka qënë popullsia me besimin katolik dhe udhëheqësit e saj shpirtnor kleri katolik. Dhe emocionet e veçanta ishte kur i dorzova letrën e At Patër Mëshkallës këtij gjikandi fetar e atdhetar, në kohën që diktatura po shembte kisha e xhamia, ai kishte guximin me i shkruar Kryeministrit sadist kriminelit Mehmet Shehu sepse ju po e ktheni Shqipërinë, me tre besime fetare shekullore, në një vend atesit në rang botëror. Binomi “Fe e Atdhe”gjatë viteve të diktaturës së kuqe , u tregua fortesë e pathyeshme , dhe e papërkulshme! Kjo ishte e vërteta që ja përsëritëm shenjtërisë së tij që Shqipëria ishte një shtet burg ku akuzoheshin pa faj, arrestoheshin pa faj, torturoheshin pa faj, por ata i qëndruan besnik fesë që besonin dhe nuk e harruan asnjëherë Nanën Shqipëri. Para skuadrave të pushkatimit thirrshin Rroftë Shqipnia, Rroftë Krishti Mbret. Rroftë Papa.

Vizita historike, bekimi dhe mbështetja e Shenjtërisë së juaj Papa Francesku për ne të mbijetuarit e diktaturës është këmbanë alearmi për ju politikan shqiptar që kërkoni përjetsimin e figurës së diktatorit.
Bekimi i Papa Franceskut me 25 tetor 2023 për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore për demokracinë dhe paqen. Nuk ka paqe pa drejtsi, nuk mund të ketë drejtsi pa kërkuar t”falun, nuk mund të ketë falje pa të vërtetën.U PREHSHË NË PAQE O ATI I SHEJTË !