TIRANË

Pedagogë e studentë por edhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë, një vendim i qeverisë. Pedagogia Mimoza Hafizi kundër vendimit të qeverisë, teksa marshonte me studentët dhe kolegë të saj tha se kjo është një grabitje e pastër.

“Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”, deklaroi Hafizi.

Ndërkohë Profesor Doktor Petrit Hoda, drejtues i Kopshtit Botanik tha se bëhet fjalë për një kontribut 50-vjeçar të qindra e mijëra botanistëve, zoologëve, studentëve etj. Ai hodhi poshtë deklaratat e bëra nga kryetari i Bashkisë Tiranë për gjendjen e mjerueshme të kopshtit botanik.

“Kjo pronë i është dhënë pa argumente bashkisë. Ne kemi argumente tonat që kanë të bëjnë me kontributin 50-vjeçar të klasës botanike, zoologë, studentë jo vetëm nga universiteti ynë.
Ne shkurre bëjmë, nuk bëjmë raketa kozmike. Është ndërhyrë në kopsht por kopshti nuk është kompensuar me asnjë qindarkë. Ndërhyrja do prishë shumë ekuilibra në kopshtin botanik. Gjendja e kopshtit është shumë e mirë dhe të gjitha insinuatat që bëhen nuk janë korrekte, nuk janë dashamirëse”, tha profesor Hoda.

Në fund të seancës gjyqesore dekani i fakultetit të shkencave të natyrës Profesor Spiro Drushku tha se gjykata kishte rrëzuar pretendimet e ngritura nga pala e paditur, duke e cilësuar një fitore e parë në betejën ligjore në mbrojtje të kopshtit botanik nga tjetërsimi.

Nga gjykata nuk ende një datë për seancën e rradhës cka sipas palët paditëse varet nga pamjaftueshmëria e numrave të trupin gjygjësor.

Që prej vitit 1971 kur dhe u themelua nga botanisti i mirënjohur  Mustafa Demiri kopshti botanik ka shërbyer si njësi Shërbimi Universitare, dhe njëherazi si një institucion i kërkimit shkencor  në studimin e florës dhe bimësisë së Shqipërisë. Kopshti zë një sipërfaqe prej rreth 15 hektarë dhe në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, mes tyre bimësi të rralla dhe në rrezik zhdukje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb