Botërori është shumë afër, mungojnë edhe 8 ditë nga momenti i parë që ‘yjet’ të fillojnë të zbresin në fushë për t’iu dhuruar futbolldashësve një verë të paharrueshme.

Ndërkohë pas dorëzimit të listave përfundimtare me futbollistët që do të marrin pjesë, çdo ditë zbulohen detaje të reja për ekipet kombëtare.

Kështu në Rusi, Anglia dhe Arabia Saudite do të kenë një të përbashkët. Të dy këto përfaqësuese të 23 lojtarët e grumbulluar do t’i kenë nga kampionati i tyre kombëtar.

saudi_arabia_squad_2017

Një fakt shumë domethënës për Anglinë e cila falë fuqisë së madhe ekonomike nuk lejon pothuajse asnjë lojtar të nivelit elitar të luajë jashtë vendit.

Ndërkohë, Belgjika, kombëtarja që do ndeshet me Anglinë në grupe ka vetëm një lojtar nga kampionati i saj, Ai është Leander Dendonker i cili aktivizohet me Anderlecht.

Nuk mund të mungonin as kombëtaret të cilat janë plotësisht të kundërta me Anglinë dhe Arabinë Saudite. Suedia dhe Senegali janë dy përfaqësuese të cilat në Botëror nuk kanë thirrur asnjë lojtar që luan në kampionatin kombëtar përkatës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb