Real Madrid mundi 5-3 Al-Hilal në finalen e Botërorit të klubeve, duke marrë kështu në shtëpi një trofe të rëndësishëm. Nuk mund të mos jetë i lumtur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp pas sfidës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për këtë sukses. Objektivi ynë ishte t’i sillnim Realit të Madridit titullin e tetë të botës, dhe ia dolëm. Ishte një ndeshje e bukur kundër një kundërshtari teknikisht të shkëlqyer. Ndeshja shkoi ashtu siç e kishim menduar. Treguam lëvizshmëri të madhe në sulm, sidomos falë kontributit të Benzema dhe Valverdes, të dy autorë të një paraqitjeje të jashtëzakonshme” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb