Nisje perfekte e vitit për Lara Colturin. Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e dytë në garën e Sllovenisë, në Botëror.
Një arritje mjaft e madhe për Kolturin, që ngjitet për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant. Kujtojmë që 18-vjeçarja bëri mirë edhe në muajin nëntor, ku u pozicionua e dyta në garën e Austrisë, por për t’u theksuar fakti se bëhej fjalë për disiplinën Sllallom.
Lara Colturi ka si objektiv që të përmirësohet akoma më shumë në 2025-tën, me synimin e vetëm, për t’u shndërruar në protagoniste absolute në botën e skive. Paraqitja e saj në Slloveni u vlerësua në maksimum nga kreu i qeverisë Rama dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.
(J.S/BalkanWeb)