FIFA bëri zyrtare axhendën për dy Botëroret e radhës, pas SHBA në 2026, katër vite më pas, në 2030 Botërori do të zhvillohet në tre shtete, Spanjë, Portugali dhe Marok, por jo vetëm kaq, në kuadër të 100 vjetorin, FIFA ka menduar që të ketë një shtrirje më të madhe pasi ky turne do të kalojnë fillimisht nga Amerika Latine ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguai do të përfshihen në këtë organizim unik. Këto tre shtete do të mirëpresin 3 nga 104 ndeshje që janë në program, nga një ndeshje në secilin shtet.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i C.Ronaldo-s pasi kandidatura e Portugalisë u shpall fituese: “Një ëndërr e bërë realitet. Portugalia do të mirëpres Botërorin në 2030, kjo na bën krenar. Së bashku”, shkroi CR7 në profilin e tij në Instagram.

Në fakt, Ronaldo ka më shumë se një arsye për të festuar pasi Botërori i 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, aty ku Ronaldo është kthyer në reklamuesin më të madh të futbollit në vendin aziatik. Nuk kishte asnjë dyshin në këtë pikë pasi Arabia Saudite ishte kandidati i vetëm për të organizuar këtë Botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb