Së fundmi janë bërë zyrtarë nga FIFA emrat e gjyqtarëve të cilët do të vendosin drejtësi në Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë në Rusi. Në listën me 36 arbitrat kryesorë bie në sy që për herë të parë prej 1938 nuk është asnjë britanik.

Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik që bënte pjesë në listat paraprake, por ai u tërhoq nga arbitrazhi këtë sezon dhe ka lënë të lirë vendin e tij. Federata Angleze i kërkoi FIFA-s ta zëvendësonte me një nga arbitrat e tjerë por ajo e refuzoi kërkesën.

Përveç mungesës së arbitrave britanikë, as nga 63 asistentët nuk është asnjë anglez. Kjo është shumë e çuditshme në fakt, pasi arbitrat britanikë, shquhen për saktësi dhe gjykim të drejtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb