Federata e Futbollit të Argjentinës ka përgatitur një manual për Botërorin i cili do t’u shpërndahet drejtuesve, trajnerëve, futbollistëve dhe gazetarëve të cilët muajin e ardhshëm do të udhëtojnë në Rusi.

Çuditërisht në një faqe të saj gjendet një pikë e cila tregon sesi të joshësh femrat ruse. Kjo ka bërë shumë përshtypje dhe është kritikuar në rrjetet sociale ku janë shpërndarë dokumentet.

“Çfarë të bësh kur të jepet mundësia me një femër ruse,” është titulli i sektorit të përfolur.

Disa këshilla të tjera kishin të bënin me higjienën dhe veshjen, si dhe paralajmërohet të mos bëhen pyetje të mërzitshme.

“Shumë meshkuj, pasi femrat ruse janë të bukura, thjesht duan të shkojnë në krevat me to,” shkruhej në një tjetër rresht që bie në sy.

“Mbase edhe ato duan, por edhe ato janë njerëz dhe duan të ndihen të rëndësishme.

“Këshilla është të trajtosh femrat që ke qejf si njerëz të denjë.”

Pas skandalit, sektori është fshirë nga Federata.

11111111111

2222222222

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb