Në prag të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare, shtëpia Botuese “Onufri”, për herë ta parë boton si libër në vete, romanin e Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë”.

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

“Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete. Përkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të Onufrit . Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht duke përsëritur edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsi shkrimtarit Ismail Kadare.

“Rëndësinë që ka për kulturën shqiptare dhe më gjerë vlerësimi në nivel ndërkombëtar i veprës së jashtëzakonshme letrare të shkrimtarit tonë të shquar dhe akademikut Ismail Kadare. Për sa më sipër, në kuadër të vitit të 80 vjetorit të lindjes së Tij, me propozim të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave në mbledhjen e datës 14 janar 2016; vendosi kryerjen e procedurës administrative për propozimin e kandidaturës së shkrimtarit dhe Akademikut Ismail Kadare për çmimin NOBEL në letërsi, për vitin 2016”, thuhet në njoftim.

Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado thekson se “nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një shkrimtar për të marrë çmimin Nobel se sa të botohet në gjithë botën dhe të shkruajë vlerësime të larta për artin e tij kritikë të njohur nga gjithë bota, dhe që të marrë edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: