Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” përuroi sot veprën e 3-të të mendimtarit të njohur shqiptar’ Mid’hat Frashërit. Vepra është pjesë e një kolane prej 13 veprash që pritet të botohen në vijimësi nga ky institut që mban emrin letrar të tij.

Veprat e 3-të e Mid’hat Frashërit përmban një pjesë të veprës letrare të tij, një pjesë e tyre e pabotuar ndonjëherë, e cila i vjen publikut shqiptar në prag të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku Mid’hati ishte nismëtari dhe kryetari i Kongresit që sanksionoi alfabetin latin të gjuhës shqipe. Drejtori i Institutit, historiani Uran Butka vlerësoi veprimtarinë e atdhetarit të madh dhe vlerësoi botimin e tretë të veprës së Frashërit, e cila përmban një pjesë të madhe të punës letrare të shqiptarit të madh.

Falë propozimit të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, në Shqipëri do të mbërrijnë në nëntor eshtrat e Mid’hat Frashërit të cilat ndodhet në New York, që nga vdekja e tij në 1949. Në këtë përurim ishte i ftuar edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, i cili i ka dedikuar një parathënie veprave dhe punës letrare të Mid’hat Frashërit, në veçanti dramës historike “Foleja Kombëtare”. Mes të pranishmëve të shumtë, në përurim folën studiuesi i njohur Aurel Plasari, Dhurata Shehri, Agron Tufa, Persida Asllani, Ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb