Mbrojtësi Marash Kumbulla sot luan për Espanyol por kartoni i tij zotërohet nga Roma, një klub në të cilin dikur ndau dhomën e zhveshjes me Edoardo Bove.

Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shihet një fotografi në finalen e  Conference League 2022 në “Arenën Kombëtare” në kryeqytetin tonë, me mbishkrimin: “Forca, mezi pres të të përqafoj përsëri, të dua”.

Eduardo Bove, aktualisht futbollist i Fiorentinës, ra papritur pa ndjenja në fushë në ndeshjen me Interin. Për momentin, Bove është në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Hhh
Hhh

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb