Duket se suksesi i hitit veror “Bow Down” është pasuar me një konflikt autorësie mes Noizy-t dhe Enca Haxhisë, të cilët prej vitesh ruanin një miqësi të veçantë. Pas kapjes së shifrës 30 milionë klikime në “YouTube”, ishte 20-vjeçarja Enca Haxhia, e cila shprehu e para entuziazmin për suksesin, duke shkruar në Instagram, “Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion, sapo ka arritur 30 milionë”, duke deklaruar kështu se ajo është autore e saj.

Por, menjëherë pas këtij postimi, erdhi reagimi i Noizyt, i cili duke korrigjuar Encën tha se ishte ai krijuesi i hitit.

“30 milionë, sa për të korrigjuar Enca Haxhian. Është diçka që unë e kam krijuar, në rast se harrove. Dhe po, je e falur. Paqe”, ka shkruar Noizy. Pak kohë më pas, të dy i fshinë këto postime aspak të këndshme nga faqja e tyre në “Instagram”, ndërsa Enca vijoi me disa postime të tjera në “Snapchat”, si, “Unë dhe ai ishim të pandarë…”. Nuk dihet nëse dyshja e kanë lënë pas sherrin publik, por me siguri pas këtij episodi, gjërat nuk do të jenë si më parë.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: