Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, po monitoron procesin zgjedhor në Berat.

Në një prononcim për “News24”, Bozdo ka deklaruar se KQZ po gënjen me shifrat, pasi sipas tij, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë e Qarkut të Beratit është më e ulët.

Sipas tij, Berati ka bojkotuar në mënyrë masive votimet një partiake të mazhorancës, duke shtuar se pjesëmarrja deri në orën 16:00 ka qenë 12%.

“Vihet re një fryrje me shifrat nga KQZ. Në Berat, sipas raportimeve të rregullta të monitoruesve, deri më 16:00 kishin votuar mbi 9 votues, ndërsa sipas KQZ mbi 11 mijë. Sipas nesh, në Berat kanë votuar 12.3% e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Një situatë të tillë e ndeshim thuajse në të gjitha bashkitë e Beratit, ku sipas oreksit të KQZ raportohen shifra më të larta. Është një tentativë për të dhënë një situatë shumë herë më mavi. Berati ka bojkotuar në mënyrë masive votimet një partiake të mazhorancës”, tha Bozdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb