TIRANE

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24 u shpreh se 30 qeshori vërtetoi se me Ramën në krye vetëm zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka.

Duke u ndalur në datën e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, si datë për zgjedhje vendore, Bozdo tha se opozita do të hyjë në zgjedhje vetëm kur të plotësohen standardet.

“13 tetori, është datë po jo standard, jemi dakord me cdo datë që plotëson standardin. Këtë kërkesë e kemi shpallur që në protestën e 16 shkurtit. Pas 30 qershorit, justifikimi pse demokratët kërkojnë si kusht largimin e ramës është më i fortë se kurrë. KQZ është komisioni që në 4 dalje publike shpalli 4 pjesëmarrje të ndryshme, ende nuk ka dalë me tabelë zyrtare të rezultateve. Ne do të shkojmë në zgjedhje nëse plotësohen kushtet, me rëndësi janë kushtet. Ne do ta largojmë Edi Ramën, me të gjitha format e mënyrat. Në 30 qershor pati votime por jo zgjedhje. Ishin votime, edhe ato të manipuluara. Për ne efekti është nul, 30 qershori për ne nuk ekziston, vërtetoi edhe një herë se sa herë zotëria menaxhon zgjedhje fut duart në to.” u shpreh Bozdo.

Ndër të tjera, Bozdo u ndal edhe në pjesëmarrjen e pretenduar më 30 qershor, për të cilën tha se pikërisht nga këtu nis manipulimi nga KQZ, të cilën opozita e ka pagëzuar me emrin, Komisioni i Vjedhjeve.

“PD nuk ishte ajo që kishte garë me veten, atë e shpalli kryeministri. Pjesëmarrja ka qenë deri në 16 % shifrat i kanë nxjerrë 23% që këtu nis manipulimi i madh. Një gjë është e sigurtë, 30 qershori pati refuzimin më të madh të Ramës. Për sa kohë nuk ishim në garë, e për sa kohë Basha bëri thirrje për bojkot, 85% zgjodhën të mos shkojnë, për arsye nga më të ndryshimet. Ai refuzimin kërkoi refuzimin mori, opozita ka detyrë që të gjithë refuzimin ta kthejë në votë për të. Edi Rama ka braktisjen e socialistëve të zhgënjyer me zgjedhje normale do shihen nëse janë mbështetësit tanë.” U shpreh Bozdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb