GREQI- Greqia rrezikon falimentimin në vetëm pak ditë, pasi mbijetesa e bankave greke varet nga huadhëniet emergjente të Bankës Qendrore Europiane. Këtë e zbulon media britanike BBC, ku shkruhet se, pritet që bordi për huatë emergjente të mblidhet sot dhe të vendosë që të ndërpresë çdo huadhënie ndaj bankave greke.

Ndërkohë që Greqia me shumë mundësi do të shpallë pushim për bankat ditët e hënë, çka do të thotë se atë ditë nuk mund të bëhet asnjë transaksion apo shkëmbim tregtar mes tyre, shkruan “Panorama”.
Ndërkohë, afati i Greqisë për të paguar këstin prej 1.6 miliardë eurosh ndaj FMN­së skadon ditën e martë dhe Greqia nuk ka asnjë kacidhe.

Nga ana tjetër, Eurozona vendosi ditën e djeshme që të mos rinovonte programin e paketave të ndihmës për Greqinë, pas nismës, tashmë të aprovuar edhe në Parlament, për referendum popullor kundër shkurtimeve buxhetore.

Negociatat mes Greqisë dhe Eurozonës për zgjidhjen e ngërçit janë ndërprerë. Kryeministri Cipras i ka cilësuar kushtet e kreditorëve si ultimatume fyese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: