TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe i ka ironizuar me tri fjali të shkurtra, figurat drejtuese të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe Arben Ristanin -zgjedhur sot si Sekretar i Përgjithshëm nga Këshilli Kombëtar.
Duke aluduar, Braçe shkruan në Fb: “Një i akuzuar dhe i pagjykuar; një i gjykuar, i dënuar e më pas falur janë “Njëshi” dhe “Dyshi” i opozitës prej sot. Njëherësh, këta janë alternativa.”
Deputeti Arben Ristani, që u zgjodh sot Sekretar i Përgjithshëm i PD-së është akuzuar disa herë nga të majtët se ka qënë i dënuar me burg për korrupsion.
(ar.sh/BalkanWeb)