SHKODËR

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me refuzimin e kërkesës së Holandës nga Komisioni Europian për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Me një  shënim në “Instagram”, numri dy i qeverisë sulmon ashpër opozitën, ndërsa thotë se çështja e vizave u bë axhendë elektorale për të goditur Partinë Socialiste gjatë protestave, të cilat i cilësoi si tubime të dhunshme.

Gjithashtu Erion Brace thekson se Shqipëria është vendi më i tradhtuar  në kontinentin Europian, qoftë nga vetë shqiptarët, por edhe nga politikanët në pushtet ose jashtë tij.

Postimi i Braçes:

Ky vend,S HQIPERIA ESHTE VENDI ME I TRADHETUAR NE KETE CEP TE EVROPES!Nga shqiptaret vete, politikanet me pushtet ose jo, se pari! Lobimi prane nje grupi ekstrem ne parlamentin e Hollandes, pavaresisht qendrimit korrekt e te bazuar ne fakte te Qeverise se Hollandes, ishte pune e ca shqiptareve te poshter. Si perhere, i njejti takem historik; Si perhere, per interesa mirefilli politike, interesa personale pushteti! Ju pata thene; Mendja e poshter e ketyre politikaneve, beri ceshtje “rikthimin e vizave” me qellimin elektoral te ndeshkimit te Partise Socialiste ne mitingjet e dhunes, zgjedhje gjithashtu.

Ja dolen duke lobuar prane nje grupi te vogel ekstremist ne parlamentin e Hollandes; Nuk ja dolen duke vene ne gojen e komisionerit Avramopulos genjeshtra banale per kete ceshtje, madje u pergenjeshtruan publikisht; Nuk ja dolen as ne Komisionin Evropian qe rrezoi kerkesen e Hollandes sot.

Pa diskutim, ne duhet te vazhdojme punen ne te gjitha aspektet qe lidhen me rregjimin e levizjes pa viza, te trajtojme edhe ceshtjet qe u perdoren si arsye per kete histori, te konsolidojme arritjet e ti bejme ato te qendrueshme! Por, keta shqiptaret e poshter qe perdoren Shqiperine, luajten mbi kurriz te shqiptareve te tjere te zakonshem, kaq kollaj duhet ta kalojne?! Une mendoj JO!

Minimalisht duhet te turperohen publikisht! Qe te mos guxojne me! Betejat politike ky takem le ti bej me ne, me dhe ne kurriz te shqiptareve, mos te guxojne me!#RROFTESHQIPERIA.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb