Gjatë fjalës në Kuvend të deputetit të PD­së, Arben Ristani, i cili po ironizonte me sherret mes Kryeministrit Rama dhe deputetëve Doshi e Blushi, ministri Bushati ka nisur të qeshë.
Më herët, të njëjtin gjest ironizues Bushati e kishte bërë dhe gjatë fjalimit të deputetit socialist Xhemal Qefalia, i cili po fliste për rrezikun që po i kanosej vendit nga ISIS, shkruan ‘Panorama’.
Në një kohë që Bushati po qeshte, Erjon Braçe ka bërtitur me zë të lartë, duke thënë: “Hë ore ministër, pse qesh?! Ke mësuar të qeshësh ëëë?!”.
Ndërkohë që Bushati nuk reagoi duke thënë “Jo, jo”. Braçe e ka vijuar ironinë ndaj ministrit duke thënë: “Jo po thashë”.
Në këtë diskutim ka ndërhyrë dhe demokrati Helidon Bushati, i cili ka kërkuar nga ministri të përgjigjet:”Hë o Bushat përgjigju, pse rri? Apo t’i përgjigjem unë…(Qesh)”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: