Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i është kundërpërgjigjur ironisë së socialistit Erion Braçe sa i takon problematikave të bujqësisë. Ai tha se mender muhabetit, sa herë kishte marrë fjalën në Kuvend, kishte folur për bujqësinë.
“Mender muhabetit nuk kam lënë fjalim pa folur për bujqësinë. Më e shëmtuara është se kur AZHBR-ja ka dokumentacionet me provat që kanë ardhur, të cilat janë shpërndarë. OLAF-i i ka sjellë. Sot duhet të ishte mocioni.”, tha ai.
Ndërkohë, ka ndërhyrë sërish Nikolla duke shtuar se; “Konferenca e Kryetarëve vendosi që kjo kërkesë të ishte sot në seancë plenare dhe fjalën ta kishin kryetarët e grupeve. Zoti Bardhi nuk e shkela rregulloren. Nuk jap datë sa kohë nuk kemi raportin. E kam këtë të drejtë dhe ftova seancën që të votojë.”.
(BalkanWeb)