TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në Facebook një lajm të ‘’Skandal.al’’ ku paraqitet një shkresë gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte ministër, në të cilën tregohet se ai vetë ka qenë dakord për të miratuar ligjin për importin e mbetjeve në Shqipëri.

Braçe thotë se si Bersha ashtu edhe Basha janë njësoj, ndaj i kërkon të heshtë.

“Aaa ha ha ha ha ha ha!! Lulzim Bbasha-moralisti, paska firmosur e dhënë vete, personalisht, dakordesine per ligjin e plehrave te vitit 2011!! Asgjë nuk harrohet Lylzim!! Mire thonë këtu, ti as distancohesh e as dënon dot Sali Berishen! Ju jeni Nje! Per gjithe te tjeret, ata qe na dëshmuan keto dite, reflektimin e madh te Lylzim Bishës, është dita per te heshtur, qe te mos qeshim ne te gjithë me ta!!”, shkruan Braçe.
14569638_10211293850451824_59125757_n

unnamed-5-1-1_1475673522-8188360
ÇFARË SHKRUAN SOT SKANDAL.AL:
Edhe Lulzim Basha ka firmosur!
“Shprehemi dakord”-thote me shkrim.
Gjithnje per ligjin “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve”, miratuar ne shtator 2011.
Asnje verejtje, zero!
Skandal.al ka arritur te gjeje miratimin me shkrim te ministrit te Brendshem, si pergjigje me shkrim ndaj kolegur Fatmir Mediu- minister i Mjedisit ate periudhe.
Sic Skandal.al ju tregoi dje, ne dhjetor te vitit 2010, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ju dergoi per mendim ministrive projektligjin “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve”.
Mesa duket, te gjithe ministrat i jane pergjigjur ne te njejten periudhe, ditet e dhjetediteshit te dyte te janarit 2011.
Skandal.al pa se ne daten 19 janar 2011, me shkresen me numer protokolli 7449/2, ministrit Fatmir Mediu i eshte pergjigjur ministri i Brendshem Lulzim Basha.
“I nderuar koleg,
Ne pergjigje te shkreses Tuaj nr.7248, date 20.12.2010, me ane te se ciles dergohet per mendim projektligji “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve” dhe relacioni shoqerues, shprehemi dakord”– ky eshte miratimi me shkrim i ministrit te Brendshem Lulzim Basha.
Vetem kaq.
Asgje me shume, verejtje asnje.
Ish ministri i Brendshem nuk ka ngritur as shqetesimin me te vogel; ai nuk ka folur per rrezikun e “mafias se plerave”, kerkund, madje nuk ka ngritur as shqetesimin e mangesive te medha ne pikat kufitare-doganore te Republikes se Shqiperise.
Nuk eshte i ndryshem, eshte i njejti person qe degjoni sot te flase per kete ceshtje, Lulzim Basha.
Kryetari i PD, ka dy jave qe nga pozita te menduara si te forta morale, duke marre distance nga Qeveria e kohes-vitit 2011, te thote se ata kane bere gabim ate kohe.
Ne fakt, Lulzim Basha e mendon kete vend pa memorie, natyrisht edhe pa memorie institucionale.
Duke qene jashte qeverise dhe kuvendit ne shtator 2011, kohe kur u miratua ligji ne fjale, Lulzim Basha e ndau veten nga rreshti i gjate i “demokrateve” me pergjegjesi ne kete ceshtje.
Ne qershor 2011 e me pas ne shtator 2011, Lulzim Basha kish dhene doreheqjen nga qeveria dhe kuvendi, ishte emeruar kryetar i bashkise se Tiranes. Kaq ka mjaftuar qe zoteria, nen presion e madh te nje grupi njerezish qe e keshillojne dhe i kerkojne me ngulm te largohet dhe largoje Sali Berishen-shkelqen mes tyre romantiku Prec Zogaj, te gjej kauzen permes se ciles te tregoje moralin e tij te lare e te larte dhe te “denoje” qeverine e Sali Berishes.
Por nuk eshte aspak keshtu, ata jane nje.
Skandal.al pa se procesi per hartimin, diskutimin dhe miratimin e projektligjit ne qeveri, ka nisur shume kohe me pare, ne dhjetor 2010-janar 2011, Lulzim Basha ka qene minister me firme e me vule ne ate periudhe.
Kushtetuta dhe Rregullorja e Keshillit te ministrave e ka detyruar te shqyrtoje projektligjin, te bej vleresimin e tij, madje te bej verejtje e te propozoje ndryshime.
Lulzim Basha nuk ka bere asgje.
Thjesht e ka miratuar.
Tani duhet te ndryshoje fjaline epike te pranimit te gabimeve; duhet ta vendose ne vete te pare e te thote me te vertete: Une kam gabuar me ligjin e mbetjeve, kerkoj ndjese, kisha ne dore ta kundershtoja per mungese te kapacitetit ne pikat e hyrjes se mbetjeve si dhe per rrezikun e implikimeve mafioze dhe, nuk e bera.
Nderkohe, Bujar Nishani nuk ka reaguar prej dje, kur Skandal.al publikoi te njejtin miratim me shkrim per ligjin e mbetjeve.
Perkundrazi, Sali Berisha, njeriu qe i tutelon te dy “bijte” e tij, vijon te flase dhe te genjeje.
Dje genjeu mu ne sy nje gazetare qe e ka veshtire te informohet ne thellesi per ceshtje, mbase per shkak se si duhet permbajtja-ajo nuk pyet dot per gjera te renda, ka limitet e saja.
Sali Berisha zgjodhi te tregoje dje “Sali Berishen” injorant, kur i tha tamam kesaj gazetareje se nuk e dinte ate kohe feketin e mbetjeve te importuara.
Ne fakt nuk eshte keshtu.
Sali Berisha e zgjodhi kete biznes per te perfituar drejtperdrejte.
Kohezgjatja e procesit te hartimit, shqyrtimit, diskutimit dhe miratimit te projektligjit ne qeveri e me pas ne Kuvend-nga dhjetori 2010 ne qershor e me pas shtator 2011, ka qene e mjaftueshme per tu informuar, degjuar, diskutuar madje dhe ndryshuar.
Por ai kishte zgjedhur ndryshe.
Te shohesh miratimet me shkrim te ministrave te tij ne nje kohe qe vendi ziente, kupton se urdhri ishte per te mos u ndalur.
Kjo ka ndodhur, te tjerat jane genjeshtra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: