Erjon Braçe është 47 vjeç dhe zv.kryeministër, por sot në ditëlindjen e tij të 47-të ka një falënderim të veçantë për nënën e tij.

Socialisti ka postuar në Instagram foton e bukës që me sa duket e merr me vete në zyrë, e që siç thotë prej 47 vitesh ia përgatit nëna e tij.

Vakti i tij i drekës duket i bollshëm dhe i shijshëm por Braçe thotë se ashtu si sot, nëna e tij gatuan për të prej 47 vitesh, prandaj edhe ai ka zgjedhur ta falenderojë me një dedikim. Zv.kryeministri nuk harron të falenderojë dhe të gjithë miqtë, të njohurit e ndjekësit e tij që e kanë uruar në ditën e tij të shënuar.

POSTIMI I BRAÇES

  • foto galeri

Tamam dita kur,
Mëma bën të njëjten gjë-me ngjyra dhe shije,
si 47 vite me radhë dhe, ty te pëlqen si çdo ditë deri tek e 47-ta, sot e ne vijim!

Faleminderit mam per te 47 vitet!

Faleminderit gjithkujt nder ju per urimin!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb