TIRANË- Deputeti i PS-së, Erjon Braçe shkruan se nëse do të ishte koha e Berishës, studentët që do ta qëllonin me vezë do ishin pushkatuar. Në një postim në FB, Braçe shkruan gjithashtu se studentët që hodhën vezë nuk janë nxitur nga opozita, pasi sipas tij, ata që nxit PD, janë me kallash, antitank e tritol.

“Ata qe nxit PD, i ka me revole, kallash, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar për vite me radhë”, shkruan Braçe duke vijuar se “Në një kohë tjetër, 4 vite më parë, Berisha-kryeministër dhe Basha-ministër i vranë protestuesit që s’kishin asgjë në dorë e me duar ne xhepa. Dhe të dy janë sot në politikë, udhëheqës madje, dhe kërkojnë drejtimin e vendit”. Duke përfunduar Braçe shkruan se “tani është kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë sot të bën guximtar, trim apo trime, ndërkohë që sipas tij, është edhe çështje e sjelljes me pushtetin”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: