Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar ashpër kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, referuar ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku një grup personash i vunë flakën KZAZ-së, duke dëmtuar materialet zgjedhore.


Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, zv.kryeministri Braçe ka shkruar se Ademi ka shkelur ligjin dhe është njeriu që i ka bërë më shumë dëm Shkodrës në këto 30 vitet e fundit.


Duke publikuar një urdhër të firmosur nga kryebashkiakja demokrate, Braçe shkruan se ajo e ka shpallur veten pronare të shkollave në Shkodër, ndaj dhe sipas tij duhet të përballet me ligjin.


Reagimi i Erion Braçes
VOLTANA ADEMI ESHTE NJE KEQBERESE! VOLTANA ADEMI ESHTE NJE SHKELESE E LIGJIT! VOLTANA ADEMI ESHTE NJERIU QE I KA BERE DEM ME SHUME SE KUSHDO TJETER SHKODRES NE 30 VITET E FUNDIT! VOLTANA ADEMI PO I VE ZJARRIN SHKOLLAVE TE SHKODRES!
Shiheni urdherin e saj!
Lexojeni! Ka shpallur veten pronare te shkollave ne Shkoder dhe kerkon qe aty te mos shkelin administratoret e zgjedhjeve, emeruar ne detyre ne perputhje me ligjin e Kushtetuten! Pas ketij akti te saj, pason djegia e shkollave, e para shkolla “Shejnaze Juka”!
Voltana Ademi duhet te perballet me ligjin, bashke me cdo barbar zjarrevenes, punonjes i saj apo i partise se saj!
Kurre, kush nuk ka djegur shkolla ne Shkoder, vec pushtuesit! Prej asaj kohe, e dyta qe e ben kete eshte Voltana Ademi dhe barbaret e saj!

Voltana Bracee
Voltana Bracee

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb