TIRANE- Replikave në distancë mes ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima dhe ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, duke se iu është bashkuar edhe ligjvënësi i majtë, Erjon Braçe. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facabook’, deputeti socialist Braçe ka përkrahur akuzat e ish-kreut të bashkisë ndaj Kokëdhimës. “Vençe! Më në fund një zë që vjen prej Lumi-Lumit të Vlorës!”, citohet në mesazhin e deputetit.

Ditën e sotme, Shpëtim Gjika ka kundërshtuar haptaz ish-deputetin Koço Kokëdhima për tezat e tij të “shpëtimit të Vlorës”.

Në një status në ‘FB’ Gjika i tregon Kokëdhimës dallimin mes të dyve, duke i kujtuar rastin e gruas së tij të sëmurë që e la të dergjej në shtrat deri sa të përfundonin zgjedhjet e 2013-ës, në një kohë që vajza e Kokëdhimës, sipas tij nuk dilte të këndonte në podium pa marrë lekët parapagim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: