TIRANË- Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka akuzuar sot shoqatën e Hidrokarbureve, duke thënë se është vënë në mbrojte të tregut të ‘kapur’.
Në një status të tijin në Facebook, Braçe shkruan: “Shoqata e Hidrokarbureve është vënë në mbrojtje të Tregut të Kapur të Karburanteve!! Dhe nuk ka si të jetë ndryshe!! Asnjë fjalë në deklaratën e saj për përqendrimin e tregut, mungesën e konkurrencës në të dy ekstremet e tij, veçanërisht në shitjen me pakicë, për pasojë asnjë fjalë për Çmimet e padrejta që po ju faturohen konsumatorëve!!
“Por pa problem; transparenca do vijojë!! Çmim me çmim për çdo ngarkesë importi, taksat plus dhe përfitimet nga çmimet e padrejta që aplikohen mbi qytetarët”.
(ma.ar/BalkanWeb)