TIRANE- Deputeti socialist, Erjon Braçe kundërshtoi dje, kolegun e tij Ben Blushi, i cili shpalli si pikën kryesore të platformës së tij në Kongres, kthimin majtas të PS-së.

Në një status të publikuar dje në rrjetin social “Facebook”, Braçe shprehet se PS-ja nuk kthehet majtas duke u bërë populiste, as duke shantazhuar me shpifje, fyerje dhe gënjeshtra të huazuara nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

“Unë mendoj se PS-ja nuk kthehet majtas duke u bërë populiste, PS-ja nuk kthehet majtas duke u shantazhuar me shpifjet, fyerjet, gënjeshtrat e huazuara nga Sali Berisha, PS-ja nuk kthehet majtas duke detyruar një shoqëri të tërë të paguajë për prona që pronarët nuk i kishin kur u shpronësuan. E mbani mend? Kaq për sot, të tjerat në ditët në vijim”, u shpreh dje, Braçe, duke bërë me dije se do të flasë në ditët në vijim për pikat e tjera që kundërshton deputetin Ben Blushi.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: