TIRANE

Pas betimit në presidencë gjatë ditës së sotme, Erion Braçe ka marrë detyrën e zv/kryeministrit, post që e mbante Senida Mesi.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar me rastin e kalimit të detyrës kolegut të saj, ka falënderuar stafin e saj të ngushtë dhe tha se tani janë sfida të reja përpara që do të vijojnë më të njëjtin bashkëpunim.

Sakaq, pas marrjes së detyrës së re, Erion Braçe u shpreh se e ka të vështirë të flasë nga ana e kryeministrisë, pasi për 23 vite ka qenë nga ana e Parlamentit.

“E kam pak të vështirë të flas nga kjo anë e bulevardit, pasi kam 23 vjet që flas nga ana tjetër dhe për 23 vjet kam parasysh vetëm Parlamentin, por meqë jemi në janar kam parasysh edhe aktivitetin jo vetëm timin, por të gjithë njerëzve të zakonshëm e gjitha është gjatë kohës që kemi qenë në opozitë”, tha zv/kryeministri në nisje të fjalës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb